Përshpejtohet tkurrja e popullsisë, shtesa ra me 35% në 3-mujorin e tretë, ja qarqet që po “shuhen”

E mërkurë, 14 November 2018 14:34

Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e tretë 2018, pasqyron një rënie me 35,4 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2017, raportoi sot INSTAT teka numri i lindjeve ka shënuar rënie në të gjitha qarët e vendit përveç Tiranës.

Numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2018 rezulton 6.859, duke shënuar një rënie prej 19,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017. Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2018 rezulton 4.640, duke shënuar një rënie prej 9,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017.

Gjatë tremujorit të tretë 2018, numri i lindjeve tejkaloi me 2.219 numrin e vdekjeve. Në tremujorin e tretë 2018, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, regjistron vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.150 numrin e vdekjeve.

Shtesë natyrore të lartë paraqet edhe qarku i Elbasanit me 281 lindje më shumë se vdekje, pasuar nga qarku i Durrësit me 260 lindje më shumë se vdekje.

Në tremujorin e tretë 2018, shtesa natyrore regjistron vlerë negative vetëm në tre qarqe (Gjirokastër, Vlorë dhe Korçë). Vlera më e ulët është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 66 numrin e lindjeve.

Përveç Tiranës, numri i lindjeve me rënie në të gjitha qarqet

Numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2018 rezulton 6.859, duke shënuar një rënie prej 19,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017. Numri më i ulët i lindjeve regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, 111 lindje, me një rënie prej 26,0 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2017. Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës me 2.287 lindje, të cilat shënojnë rënie me 14,1 % në krahasim me tremujorin e tretë 2017. Të gjitha qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e tretë 2018, krahasuar me tremujorin e tretë 2017. Rënien më të madhe të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe e paraqet qarku i Vlorës me 31,3 % dhe qarku i Korçës me 28,7 %.

Në rënie edhe numri i vdekjeve

Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2018 rezulton 4.640, duke shënuar një rënie prej 9,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017. Numri më i madh i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.137 vdekje, me një rënie prej 8,3 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2017.

Numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 107 vdekje, me një rënie prej 14,4 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2017. Rënia më e madhe e numrit të vdekjeve në krahasim me tremujorin e tretë 2017, është regjistruar në qarkun e Fierit me 18,2 %. Në tremujorin e tretë 2018, me rritje të numrit të vdekjeve paraqitet qarku i Durrësit me 10,6 % dhe qarku i Gjirokastrës me 3,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...