Si ndalet largimi i shqiptarëve? BERZH: Me 424 euro shtesë në pagën aktuale të tyre

E mërkurë, 14 November 2018 14:37

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është përpjekur t`i japë përgjigje pyetjes “1 milion dollarëshe”: “Çfarë duan shqiptarët për të mos ikur nga vendi i tyre?”. Përgjigja përkthehet në vlerë monetare, por përpara se të shkojmë deri aty, duhet të kemi parasysh se, sipas BERZH, Shqipëri është ndër vendet më problematike në drejtim të emigrimit, madje sipas raportit më të fundit të BERZH, është vendi që do ta vuajë më shumë në tkurrjen e forcës së punës, emigrimin neto.

Ky fenomen do të kontribuojë në tkurrjen me 11% të popullsisë në gjendje pune. Madje, BERZH tregon edhe se në Europë nuk ka asnjë popull tjetër me dëshirë kaq të lartë për të migruar sesa shqiptarët. Vlerësimet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim arrijnë në përfundimin se një rritje e pagës mesatare mujore do të eliminonte dëshirën e shqiptarëve për të braktisur vendin. Por, sa do të duhej të ishte kjo rritje? Plot 477 dollarë në muaj thotë raporti, ose 424 euro.

Pra, ndërkohë që paga mesatare mujore bruto në vend është 390 euro, një shqiptar mesatar do të dekurajohej që të emigronte vetëm në rast se do të kishte një shtesë të pagës së tij me 424 euro, që është mbi dy herë rritje në krahasim me pagën mesatare.

Pra, në terma më të thjeshtuar, në rast se do të donte të ndalte emigrimin, qeveria shqiptare e ka zgjidhjen, duhet të rrisë pagën mesatare në 814 euro në muaj. Studimi thotë se, në mënyrë që të zhduket dëshira për të emigruar do të duhej që diferenca mes pagës mesatare në vendin e origjinës dhe atij të destinacionit të emigrantëve të ulej me 70%. Scan

Modifikuar më E mërkurë, 14 November 2018 14:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...