Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama mos të provokojë banorët e “Astirit”. Pas përleshjes që këta të fundit zhvilluan me banorët, Balliu tha se ata do të mbajnë përgjegjësi.
I kërkoj drejtorit të Policisë, kjo dhunë vjen jo për shkak të policisë, por për shkak të udhëheqësve. I bëj thirrje Ramës të tërheqë policinë të mos provokojë protestuesit. Nëse ka të shoqëruar dhe është ushtruar dhunë do të mbajë përgjegjësi. Kemi informacion që janë shoqëruar disa persona. I kërkoj Policisë së Shtetit të zbrapsë trupat e të mos kemi provokime” tha Balliu