Pranë banorëve në zonën e Unazës së Re të cilët po përleshen me policinë e shtetit në mbrojtjes të shtëpive të tyre ndodhet dhe deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu. Deputeti Balliu bëri thirrje që të ruhet qetësia, uniformat blu të mos ndërhynë, dhunojnë dhe shoqërojnë banorët pasi banorët nuk e kanë me policinë këtë konflikt por me drejtuesit politikë të tyre të cilët kërkojnë të hedhin në rrugë me qindra familje në zonën e Unazës së Madhe.