Kamëz, shpërndahen ndihma për familjet e përmbytura në Zall-Mner,Valias dhe Bathore

Tuesday, 27 November 2018 18:36

Nga kryebashkiaku Xhelal Mziu, ambasadori polak Karol Bachura dhe Caritas-in Shqiptar

Kryebashkiaku Xhelal Mziu me ambasadorin polak Karol Bachura dhe Caritas-in Shqiptar shpërndanë ndihma humanitare për familjet e përmbytura në territorin e Bashkisë Kamëz, si në Zall-Mner,Valias dhe Bathore. Janë 90 familje përfituese të këtyre ndihmave, kryesisht në pajisje elektroshtëpiake, si: soba, lavatriçe dhe frigoriferë. Ambasadori polak vlerësoi punën këmbëngulëse të kryebashkiakut Mziu, i cili ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me Kishën Katolike në Bathore, duke zhvilluar edhe marrëdhënie mjaft të ngushta me Ambasadën Polake dhe nëpërmjet saj me qeverinë polake. “Jo më pak kontribuues ka qenë kryebashkiaku Mziu, - theksoi ambasadori në takimet e vazhdueshme që ai ka pasur dhe mbajtur me Ambasadën Polake për të kërkuar ndihmë konkrete për familjet e përmbytura në zonat Zall-Mner,Valias dhe Bathore. - Falë kësaj këmbënguljeje u bë e mundur ndihma e shtetasve polakë për këto familje, duke sjellë në vëmendje edhe një herë gatishmërinë që kanë pasur qytetarët polakë për familjet shqiptare dhe në veçanti ata që jetojnë në territorin e Bashkisë Kamëz”. Zoti Mziu vlerësoi punën e mrekullueshme të Ambasadës Polake, atë të famullitarit të Kishës Katolike në Bathore si dhe të Caritas-it Shqiptar të cilët kanë pasur një bashkëpunim të ngushtë me Caritas-in Polak duke u ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura. “Është me interes të shtrijmë bashkëpunimin e nisur, - theksoi kryebashkiaku Mziu, - që kjo nismë të vijojë dhe më tej”. Ambasadori polak Karol Bachura vlerësoi punën e mrekullueshme të kryebashkiakut Mziu, duke i cituar se është në zemrat e qytetarëve polakë për punën dhe përkushtimin ndaj gjithë komunitetit të Kamzës. “Ky është hapi parë që kemi nisur, - theksoi z. Mziu, - dhe në prag festash u uroj qytetarëve të Kamzës dhe atyre polakë mbarësi dhe fat në jetën e tyre si dhe një vëmendje për të gjithë për të qenë më pranë njëri-tjetrit”, - e mbylli fjalën e tij z. Mziu. Ndërkaq, kryebashkiaku Mziu dhe ambasadori polak vizituan edhe 13 familjet në Bathore, të cilave iu dogjën banesat disa ditë më parë. Ambasadori Bachura premtoi se edhe për këto familje së shpejti do të ketë ndihma nga institucionet e mësipërme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...