Lirohet “i forti” i Shkodrës Lulzim Kulla

E mërkurë, 28 November 2018 09:35

Gjykata e Gjirokastrës ka liruar nga burgu biznesmenin shkodran, Lulzim Kulla, i njohur për atentatin me tritol që iu bë 10 muaj më parë. Lajmi për lirimin e Kullës konfirmohet për “BalkanWeb” nga avokati i tij Detar Hysi. Sipas avokatit, nuk provohet fajësia ndaj klientit të tij. Kujtojmë se Kulla u arrestua pasi u kap në pikën kufitare të Kakavijës me një pasaportë të falsifikuar në tentativë për të ikur në Greqi.

Kulla rezulton se në korrik të vitit 2014 është pajisur me një pasaportë me të dhëna të falsifikuara. 43-vjeçari ka aplikuar me shenjat e gishtërinjve dhe fotografinë e tij, por me emrin Alfons Deda, për pasaportë në Durrës, duke përdorur kështu identitetin e një personi tjetër. Pasi ka tërhequr pasaportën, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se të dhënat e tij nuk përkojnë me identitetin e dhënë. Kulla u vu në qendër të vëmendjes së publikut në janar të këtij viti, kur u bë objekt i një atentati me tritol në qytetin e Shkodrës.

Rreth 500 gramë C4 u vendos në një motoçikletë të parkuar afër fuoristradës së tij, ndërsa shpërthimi i shkaktoi djegie në 25 për qind të trupit. Në atë kohë, Kulla deklaroi për Policinë se “nuk i njihte autorët dhe nuk kishte dyshime se kush mund ta kishte vendosur tritolin”. Ai njihet dhe për shkak të së kaluarës së tij, pasi emri i tij lidhet me disa ngjarje kriminale, por që në fund nuk është dënuar.

 

“I FORTI I SHKODRËS”

Kulla konsiderohet si kreu i një grupi kriminal, që prej vitesh nënshtron tregtarët në Shkodër duke u vendosur “tarifë” të përmuajshme për garantimin e objekteve tregtare. 43-vjeçari njihet si person i dhunshëm dhe se ka detyruar shumë biznesmenë që të mbyllin aktivitetin e tyre, madje shumë të tjerë edhe janë detyruar që të largohen nga qyteti i Shkodrës. Kulla akuzohet se ka marrë pjesë në torturimin deri në vdekje të një prej tregtarëve, që nuk i është bindur diktatit të tij. Bëhet fjalë për një tregtar që merrej me shitjen e gazit, për vdekjen e të cilit nuk pati asnjë autor.

43-vjeçari është një nga të arrestuarit për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit. Edhe pse konsiderohej si një prej organizatorëve për kultivimin e një sasie të madhe të bimëve narkotike, ai u la i lirë pas vetëm 6 muajsh. Në operacionin dyditor të gushtit 2016, u zbuluan mbi 40 parcela me kanabis me mbi 10 mijë rrënjë. Ndonëse Policia arrestoi shumë persona të akuzuar si organizatorë të kultivimit të bimëve, mes së cilëve ishte dhe Lulzim Kulla, shumë prej tyre u lanë të lirë për mungesë provash.

Modifikuar më E mërkurë, 28 November 2018 10:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...