Si çdo vit, Ambasada e SHBA-së u ka përcjellë urime qytetarëve shqiptarë për Ditën e Pavarësisë.
Në faqen e saj në fb ajo shkruan:Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri!
Por më interesante është fotoja me të cilën shoqëron urimin.
"Ne i kërkuam personelit tonë amerikan të na tregonin me një fjalë apo frazë se çfarë u pëlqente nga Shqipëria. Ky poster përfaqëson një koleksion të disa prej gjërave tonë më të dashura të Shqipërisë dhe është mënyra jonë për të treguar vlerësimin tonë për këtë vend të mrekullueshëm".