Ishin kapur duke u kujdesur për një serë kanabisi në Angli por kanë marrë një dënim nga gjykatat britanike me nga 3 vite brug
Dy shqiptarë që bënin rolin e kopshtarit duke u kujdesur për rritjen e 1433 rrënjë kanabis, me vlerë tregu 1 milion sterlina
Ata janë Pluton Kamberi dhe Ervis Bashllari dhe I kanë deklruara gjykatës se u përfshinë në këtë aktivitet kriminal për të paguar borxhin prej 11.000 stërlina që secili, kishin paguar për të hyrë ilegalisht në Angli. Por Gjykata e qytetit Hull në vëri të Anglisë nuk i ka marrë parasysh deklarimet tyre duke u thënë denimin.
Prokurori i çështjes e konsideroi fabrikën e kanabisit si një operacion kriminal të sofistikuar në bodrumin e një restoranti indian. Gjatë bastisjes së kësaj fabrike kanabisi policia gjeti në total 1433 rrënjë kanabis, prej të cilave 600 gati për t'u prerë e paketuar për shitje.
Kamberi dhe Bashllari i pranuar akuzat për kultivimin e lëndës narkotike të klasit B dhe më tej rrëfyen edhe arsyen e ndërmarrjes së këtij aktiviteti kriminal. Gjatë marrjes në pyetje, Ervis Bashllari i tha policisë se ai merrej me ujitjen e bimëve të kanabisit dhe supozohej të paguhej 100 stërlina në ditë por prej shumë javësh ai nuk ishte paguar . “Pas arrestimit tim dhe shkatërrimit të bimëve të kanabisit jam i frikësuar për jetën e familjes time në Shqipëri” ka pohuar 31 vjeçari.
Pas kryerjes së dënimit, Kamberi dhe Ervis Bashllari do të dëbohen nga Anglia.