FIER
Katër abonentë janë paditur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, pasi rezultonin se vidhin drita.
Sipas OSHEE, përmes strukturës së verifikim matjes dhe ekipeve të posaçme task-forcë, u verifikua se skema e përdorur ishte ndërhyrja në matës (foto) dhe rilidhja e paligjshme.
Mësohet se penalisht do të ndiqen abonentët me inicialet S.D., A.P., dhe A.Z., ndërkohë një tjetër person u shpall në kërkim.