Lajme të mira për pacientët me kancer në gjak

Diel, 02 December 2018 17:35

Bill Alpert-Investitorët e Bioteknologjisë do të mbushen me lajme të mira këtë fundjavë në të cilën kur kërkuesit shkencorë të mbledhur në San Diego do të dëgjojnë rreth medikamenteve të reja për kancerin e gjakut.

Takimi vjetor i Shoqërisë Amerikane të Hematologjisë, do të referojë zhvillimet që prej firmave të mëdha si Celgene dhe Amgen, ashtu si dhe atyre më pak të mëdha, por të suksesshme bluebird bio dhe Genmab. Do të ketë rezultate të hershme të terapisë së gjeneve dhe lajme mbi luftën kundër një kanceri të vështirë që quhet mieloma e shumëfishtë.
Shumë prej trajtimeve të shfaqura në këtë vit të takimit të Shoqërisë Amerikane të Hematologjisë targetojnë proteinat që shënojnë sipërfaqen e qelizave të kancerit të gjakut. Një produkt i suksesshëm është Darzalex, një antitrup i zhvilluar prej firmës Genmab në Danimarkë që po gëzon përdorimin kundër mielomës së shumë-fishtë.
Sëmundja është e treta në radhë më e zakonshmja për kancerin në gjak, me 125,000 njerëz në mbarë botën që diagnostikohen çdo vit. Ajo ka një shkallë të lartë të recidivës (rënies) pas trajtimit me ilaçe si Revlimid Celgene, kështu që shpresa më e mirë e pacientit ka qenë transplantimi i qelizave burimore.
Produkti i Genmab u miratua së pari për raste ku medikamentet për mileloma të tjera të shumë-fishta kishte dështuar. Në Maj, Administrata e Ushqimit dhe Medikamenteve të SHBA-ve miratoi Darzalex si linjën e parë të trajtimit për pacientët të cilët nuk mund të kenë transplante të qelizave staminale. Produkti është tanimë një super sukses për partnerin e Genmab, Johnson & Johnson (JNJ), duke i rritur shitjet amerikane me 1.4 mld $ në 9 muajt e parë të 2018. Ajo ka siguruar honorare për Genmab që rritën të ardhurat me 33%, në 273 mln $, për të njëjtën periudhë.
Në takimin e të martës në mëngjes, shkencëtarët do të prezantojnë detaje nga Faza e 3 e studimit për medikamentin si trajtim i linjës së parë për mielomën e shumë-fishtë. Rezultatet kryesore të studimit ishin mbreslënëse: Duke i shtuar Darzalex trajtimit rezultoi me reduktim të zhvillimit të kancerit ose vdekjeve mes grupit të trajtuar me 45%, krahasuar vetëm me medikamentet standarte. Kërkuesit shkencorë të Darzalex argumentuan se mediukamenti i Genmab duhet të bëhet pjesë e trajtimit standart për pacientët e rinj të diagnostikuar me mieloma.
Parashikimet për Darzalex dhe produkte të tjera të Genmab e ngritën stokun vitin e kaluar me 1,474 kronere danezë (rreth 225 $) në shkëmbimin e Kopenhagenit. Aksionet u kthyen në si më parë 1,000 kroner, duke frymëzuar shumë firma brikerimi të rrisnin normat e tyre në blerje. Edhe pse stoku kalon 32 herë konsensusin e FactSet për fitimet e vitit 2019, analistët shohin së paku 20% të aksioneve në titull, ndërsa Darzalex bëhet një trajtim i menjëhershëm për mielomën e shumfishtë. Një dëftesë depozite amerikane (DMXAY) shkëmbehet në bankë.
Duke peshuar mbi stokun e Genmab-it janë një sërë terapish rivale për mielomën në fazën e zhvillimit nga ana e Celgene dhe bioprodhimi i biokarburantit bluebird. Këto targete trajtimesh një protein që shpesh është gjetur në qelizat kanceroze, e njohur si antigjeni i maturuar qeliza-B. Takimik i këtij viti i Shoqërisë Amerikane të Hematologjisë, një ngjarje e organizaur për targetimin e trajtimeve të antigjenit të maturuar qeliza-B, mund të prodhojë lajmë të mëdha për pacientët me mieloma.
Takimi i Shoqërisë Amerikane të Hematologjisë është gjithmonë një ngjarje e madhe për Celgene, një kompani që i detyrohet për fatin e mirë të suksesit të medikamentit për kancerin e gjakut Revlimid, patenta e të cilit skadon për pak vite.
Kompania ka vendosur baste mbi atë që njihet si teknologji CAR-T-teknologji që përdor mjetet gjenetike për të përmirësuar qelizat T të pacientit, ato qeliza të sistemit imunitar. CAR-T-akronimi për receptroin antigjen të qelizave T- mund ti japë qelizave T receptorë sintetikë për zbulimin e gjërave si proteinat BCMA në një qelizë kanceri.
Duke nisur nga e diela, kërkuesit shkencorë do të raportojnë për testet e fazës fillestare të trajtimeve të Celgene CAR-T në rastet e kancerit ku medikamentet e tjera kanë dështuar. Celgene ka vënë baste e për produktet CAR-T që synojnë BCMA, duke përfshirë disa nga njësitë e saj terapeutike Juno dhe të tjerë nga një partneritet me bio bluebird.
Abstraktet e këtyre studimeve shumë të vogla tregojnë reagim të fortë në mielomën e shumfishtë dhe në rastet që rezistojnë ndaj medikamenteve e më të zakonshmet të rriturit që vuajnë nga leuçemia, leuçemia lichronic limfositike kronike.
Të dielën dhe të hënën, do të dëgjohet historia e testeve të para njerëzore të dy terapive të kancerit të gjakut nga Amgen. Gjiganti Biotech ka një terapi antitrup që ka si target proteinën BCMA në kancerin e mielomës dhe një tjetër që lufton rastet rezistente ndaj medikamenteve të leuçemisë akute mieloide. Të dy treguan efekte të mira në studimet e vogla të fazës 1.
*Burimi: Barrons.com

Login to post comments