Gazetari tregon çfarë ndodhi me policinë greke: “Më kanë shtrirë në trotuar me pistoletë në kokë për 45 minuta”

Diel, 02 December 2018 18:08

Gazetari dhe aktivisti i njohur Aulon Kalaj, i ftuar në studion e televizionit Fax News, ka folur rreth dokumentarit investigativ “Drejtësi për Pëllumbin”.

Gjatë emisionit, ai tregoi të gjithë rrugën e ndjekur gjatë punës së tij investigative në Greqi, për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku shqiptari Pëllumb Marnikollaj, u vra në një komisariat të Athinës nga policia.

Teksa foli për vështirësinë e realizimit të një dokumentari, që ka marrë 1 vit kohë, u ndal te reagimi i policisë greke dhe kontrolli i ushtruar ndaj tyre sikur të ishin kriminelë.

“Më kanë shtrirë në një trotuar me pistoletë në kokë. Na kërkuar filmimet. Ata po na bënin shembull para qytetarëve grekë dhe në fillim na akuzuan për drogë. Pastaj na çmontuan makinë, panë disa filmime tonat të disa institucioneve, metrove etj., dhe na akuzuan se ishim terroristë. Pasi na panë bexhot e gazetarit, na liruan edhe pse na thanë një herë se do na mbanin 3 ditë në burg. Pastaj na kërkuan të largoheshim sa më shpejt”, – tha Kalaja.

Login to post comments