”As Enver Hoxha nuk e bëri këtë!”, akademiku Apollon Baçe iu bashkohet banorëve të Astirit

E mërkurë, 05 December 2018 21:21

Akademiku Apollon Baçe i është bashkuar sot banorëve të Astirit në ditën e 32-të të protestës së tyre në mbrojtje të banesave, ndërsa tha se ky projekt është një grabitje ndaj qytetarëve.

Baçe ftoi qytetarët që të qëndrojnë të bashkuar, ndërsa tha se askush nuk ka guxuar që t’i prishë çatinë një fëmije, as diktatori Enver Hoxha. Baçe tha se për vjedhjen në Unazën e Madhe po paguan nga 120 euro çdo familje në të gjithë Shqipërinë.

‘’Unë protestoj jo vetëm për ju po më duket se 40 milionë është një shifër marramendëse, kur kam qenë në një emission televiziv një nyje në Liverpol që ishte shumë e komplikuar se kjo kushtonte 3 milionë sterlina, ku shkoi 37 milionët e tjera?!

Qeveritarët vjedhin në një mënyrë të tmerrshme, jo vetëm vjedhin popullin, çdo familje paguan 120 euro për të. Këtu kemi të bëjmë me një grabitje ndaj popullit, si mund ti heqësh çatinë e shtëpisë një fëmije? Këtë nuk e ka bërë as Enver Hoxha dhe as irtalianët apo Sali Berisha”, u shpreh Baçe.

Kujtojmë se në protestën e sotme në Astir ka përfaqësues dhe të banorëve të zonës së Shkozës dhe të Bregut të Lumit.

Po ashtu ka përfaqësues dhe nga ana e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Gjatë ditës së djeshme pranë banorëve ishte dhe analisti Fatos Lubonja, i cili shprehu sensibilizimin e tij me këtë kauzë.

Login to post comments