Pranga 5 ish-zyrtarëve të Hipotekës në Korçë, ja pse akuzohen

E mërkurë, 05 December 2018 21:25

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ekzekutimin e urdhërit të Prokurorisë, për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ndalimin e shtetasve:

L.B, 33 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë ish-Drejtor në ZVRPP-Korçë).
E.G, 34 vjeç, banues në fshatin Barç, (ish-punonjës në ZVRPP-Korçë)
A. H, 28 vjeçe, banuese në Korçë, (me detyrë regjistruese në ZVRPP-Korçë) të tre për veprat penale parashikuar nga nenet 248, 143/2, 186, 192/a të Kodit Penal.
E. A, 36 vjeç, banues në Korçë, (ish-punonjës në ZVRPP-Korçë) nenet 143/2 dhe 186 të Kodit Penal,
A. Z, 65 vjeç, banues në Korçë, neni 245/1 i Kodit Penal.
Ndalimi i tyre u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendim datë 05.12.2018, ka vendosur për këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest me burg” pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i’u kanë marrë qytetarëve, sasi lekësh duke i’u përpiluar dokumenta fiktive, për regjistrim pasurish të cilat rezultonin me probleme në përfitimin e çertifikatës së pronësisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Login to post comments