Kërcënimi i Rakipit/ Ironia e Ylli Dylgjerit, kujdes me shënjestrën

Tuesday, 18 December 2018 18:34

Ditën e sotme u bë e ditur në media se gazetari Ylli Rakipi, ka marrë mesazhe kërcënuese për jetën, kërcënime këto që vijnë menjëherë pas publikimit të aferës korruptive, me tenderin e Unazës së Re dhe personave të cilët qëndrojnë pak kësaj afere.

Kjo ngjarje ka nxitur mjaft reagime nga politika si dhe nga njerëz të medias. Gazetari dhe analisti Ylli Dylgjeri me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se: e konsideroj krim dhe e dënoj aktin, por njëherësh i bëj me dije kërcënuesve, që të bëjnë kujdes, e të mos ngatërojnë shenjestrën me mua, Ylli Dylgjerin… sepse veç të tjerash jam edhe komshi ne lagje me Ylli Rakipin.

Postimi i plotë

Thirrje kërcënuesve!

Lexova sot në media se është kërcënuar gazetari Ylli Rakipi. Sigurisht e konsideroj krim dhe e dënoj aktin, por njëherësh i bëj me dije kërcënuesve, që të bëjnë kujdes, e të mos ngatërojnë shenjestrën me mua, Ylli Dylgjerin… sepse veç të tjerash jam edhe komshi ne lagje me Ylli Rakipin.
Pra, tjetër Ylli Rakipi, e tjetër Ylli Dylgjeri.
Edhe Unë shkruaj dhe e kruaj, po jo aq sa për
tu kërcënuar me jetë!
Ylli Rakipi është gazetar i vjetër e Unë gazetar i ri. Ylli Rakipi është Kryetar i Gazetareve Profesionist Nr. X, e Unë Ylli Dylgjeri jam
vetëm antar i Shoqatës se Gazetarëve Nr. Y.
Ylli Rakipi është i pavarur i djathtë, e Unë Ylli Dylgjeri i pavarur i majtë. Ylli Rakipi është i
Pa Ekspozuar, Ylli Dylgjeri është I Ekspozuar.
Ylli Rakipi është me syze, Ylli Dylgjeri i bën sytë katër! Ylli Rakipi është Qeradhënës, Ylli Dylgjeri është qeramarës.
Ylli Rakipin e takon Presidenti i Republikes,
Ylli Dylgjerin e takon Presidenti i Aeronautikës.
Kaq sa për kujdes!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...