Deputeti i Bundestagut Gjerman Andreas Lammel po viziton Tiranën dhe në një konferencë me mediat shqiptare ai kërkoi nga qeveria që të dëgjojë studentët që prej disa ditësh janë në protestë. Madje ai iu referua një detaji interesant dhe që flet më shumë se sa veprimi refuzues i kryeministrit Rama. Ai tha se në Tiranë prej disa ditësh po shikon se godina e kryeministrisë është e rrethuar nga studentë dhe sipër tyre dritaret e godinës qëndrojnë të mbyllura me grilë. Dhe kjo tha ai është një shenjë që vetë qeveria nuk është gati të negociojë me studentët.
“Kam vënë re sa kam këtu në Tiranë që qepenat e dritareve të Kryeministrisë janë të mbyllura dhe kjo tregon edhe një aspekt të qeverisë që nuk është gati të negociojë me studentët. Qeveria duhet të nisë të negociojë me studentët për problemet që ata kanë” tha Lammel.
Vijon..