Është ndarë nga jeta këtë të premte ish komandanti i Divizionit në Tiranë, Dhimitër Ndrenika.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij Denion Ndrenika, këshilltar për median në Prokurorinë e Përgjithshme të Shqipërisë.
Dhimitër Ndrenika ka mbajtur postin e drejtuesit të Shoqatës së Veteranëve dhe do të mbahet mend si njëri prej firmëtarëve të rezolutës kundër vendosjes së Janullatos në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
Homazhet për nder të Komandantit do të zhvillohen tek hotel “Internacional” në Tiranë dhe në orën 14:00 është vendosur ceremonia mortore.