Arrestohet shqiptari i arratisur nga burgu disa ditë më parë në Greqi. Shqiptari u arratis nga qelitë e paraburgimit orët e para të mëngjesit të 18 dhjetorit të këtij viti.
37-vjeçari, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije, u vu në pranga në zonën e Hajdharit. Shqiptari së bashku me një grek prenë hekurat e qelisë me sharrë rreth orës 04:20 në një rajon policie në Menidhi.
Policia bëri të ditur se 37-vjeçari ishte arrestuar i plagosur pas një grabitje me dhunë në një postë greke me 27 nëntor në Vila Atikise.
Pas kurimit disa ditor në një spital, shqiptari u dërgua në një burg në Menidhi, prej nga u arratis, ndërkohë që bashkëpunëtori i tij grek u arrestua disa orë më vonë.