Një ngjarje rëndë me pasojë vdekjen e një 50-vjeçari shqiptar ka ndodhur në Itali pasditen e kësaj të shtunë (22 dhjetor) në Monteprandone në rrugën “Scopa”.
Siç raportojnë mediat italiane, shqiptari identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ishte duke ecur në rrugë kur u përplas nga një makinë “Fiat”.
Ambulanca dhe një helikopter shkuan menjëherë në vendngjarje për t’i dhënë ndihmë të aksidentuarit, por për fat të keq ai ndërroi jetë.
Po hetohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.