Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një video në rrjetet sociale, e cila tregon se si u veprua për të zhvendosur shtratin e Lanës për t’i hapur rrugën mikut të Ramës dhe Veliaj që të ndërtonte një projekt.
Sipas Bashës në këtë ndërtim do të pastrohen 60 milionë euro.
“Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve! Këtë e bënë vetëm që ti hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge, ku do të pastrohen 60 milion euro të krimit. Ndaj ata nuk e duan Vetingun në politikë”, shkruan Basha.