Meta: Nëse ndalohen të protestojnë në Bulevard, le ta bëjnë në oborrin e Presidencës

E Enjte, 27 December 2018 12:05

Policia e Tiranës refuzon kërkesën e emigrantëve për tubim në kryeqytet në ditët e fundit të dhjetorit, ndërkohë presidenti i hapi dyert atyre.

Në një prononcim për median nga qyteti i Korçës, kreu i shtetit tha se të gjithë emigrantët janë të ftuar të protestojnë në oborrin e presidencës.

"Shqiptarët kanë protestuar dhe në diktaturë pavarësisht kostove të tmerrshme dhe nuk besoj se një gjë e tillë të ketë ndodhur, por edhe nëse ka ndodhur të gjithë janë të ftuar të gjithë emigrantët të protestojnë në oborrin e presidencës."

Paralajmerimi i protestes

Shumë emigrantë të cilët vinë në Shqipëri në këtë fundvit për pushime dhe jo vetëm kishin paralajmëruar protestë para Kryeministrisë me 28, 29 dhe 30 dhjetor.

Por në shkresën që mban firmën e drejtorit të policisë Tiranë, Kastriot Skënderaj, thuhet se një manifestim i tillë i kërkuar në datat 28, 29 dhe 30 dhjetor në intervale të ndryshme kohore në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" është i pamundur pasi pengon lëvizjen e mjeteve të emergjencës, qarkullimin e mjeteve të transportit publik dhe privat. Po kështu policia paralajmëronte se për veprime në kundërshtim me ligjin organizatori dhe pjesmarrësit në tubim do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale.

Flet dhe per studentet 

Presidenti komentoi dhe vendimet e fundit të qeverisë lidhur me kërkesat dhe protestat e studentëve.

Ilir Meta: Besoj se është shpërdoruar mjaft kohë e energji tepër e dobishme për të dhënë një zgjidhje të besueshme dhe afatgjatë probleme të arsimit të lartë dhe studentëve. Unë do të mbështesja cdo reflektim të sinqertë të thelluar të qëndrueshëm në këtë drejtim, që do të thotë se problemi zgjidhet vetëm përmes dialogut të sinqertë, jo provokues, jo ndarës, as intimidues dhe përmes një bashkëpunimi të besueshëm dhe konstruktiv.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...