Derë më derë për protestën para Kryeministrisë

Hënë, 07 Janar 2019 08:48

Ditën e sotme studentët e universiteteve publike në Tiranë dhe në të gjithë vendin, kanë lajmëruar se do vijojnë protestën e tyre deri në plotësimin e plotë të 8 pikave nga Qeveria.

Prej disa ditësh në rrjetet sociale ata kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i mbështesin në kauzën e tyre, pasi sipas tyre ata nuk protestojnë vetëm për veten por për të gjithë qytetarët.

Mbrëmë ata kanë shpërndarë dhe fletëpalosje dhe kanë dorëzuar ftesën në qindra shtëpi në kryeqytet. Studentët janë shpërndarë në lagje të ndryshme dhe u kanë dorëzuar ftesën qytetarëve të tjerë, që riu bashkohen kauzës së tyre.

Ndryshe nga ditët e para ku studentët nuk lejuam banorët e Astirit në protestë, këtë herë manifestimi do të jetë i hapur për të gjithë, përveç partive politike.

ImageImageImageImage

Login to post comments