Deputeti britanik, telefonata misterioze me një numër shqiptar, bisedat gjatë natës

Premte, 25 Janar 2019 13:22

Deputeti konservator britanik Johnny Mercer ka paguar gati 1 mije paund, pas hetimeve qe zbuluan shpenzime te pajustifikuara te telefonatave te bera prej tij, mes te cilave edhe me nje numer “misterioz” ne Shqiperi.

BBC shkruan se mbikëqyrësi i shpenzimeve të deputetëve IPSA shqyrtoi një ankesë lidhur me faturat e telefonave te deputetëve. Per rastin e deputetit ne fjale, nga verifikimet rezulton se pjesa më e madhe e thirrjeve telefonike, që përfshijnë koston prej 466 Paund, janë bërë me një numër në Shqipëri.

Hetimet kane zbuluar se telefonatat janë zhvilluar pergjithesisht ne oret e nates dhe i takojne muajit mars te vitit 2016.

Vete deputeti mohon te kete zhvilluar te tilla telefonata, si dhe te kete bere nje shpenzim kaq te madh per telefonata, duke thene se beson qe numri i tij eshte hakeruar nga persona te tjere, qe kane abuzuar.

“Nga verifikimet u gjeten rreth 65 thirrje telefonike qe zgjasin nga 1 deri ne 30 minuta në të njëjtin numër shqiptar më 20 mars dhe orët e hershme më 21 mars, ne shumen prej 466 paund”- citon BBC.

 

Login to post comments