Paralajmërohet biznesmeni në Vlorë, i vendoset tritol në lokal

E Enjte, 31 Janar 2019 09:33

Një sasi eksplozivi e dyshuar tritol është zbuluar në një bar kafe në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ‘BSB Bar’ në rrugën e ‘Çipajve’ në lagjen ‘Pavarësia’.

 

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se lënda eksplozive e pa shpërthyer u gjet në derë nga pronari dhe punonjësit e lokalit të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë.

Forcat xheniere pritet të mbërrijnë në vendngjarje për heqjen e lëndës eksplozive duke mos përjashtuar edhe mundësinë e shpërthimit të kontrolluar. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes.

 

Informacion paraprak:

Më datë 31.01.2019, në orën 07:20, në lagjen “Pavarësia” Vlorë në hyrjen e një lokali në rrugën e “Çipajve” është konstatuar një pako e dyshimtë.

Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.

Modifikuar më E Enjte, 31 Janar 2019 09:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...