Basha me banorët e Unazës: Veliaj po jep me koncension edhe parkimet, do të blejë votat

E Enjte, 31 Janar 2019 17:19

Ka nisur sërish sot protesta e banorëve të Astirit të cilët kundërshtojnë vijimin e zbatimit të projektit për ndërtimin e Unazës së Re, pasi ata e quajnë një projekt korruptiv që dëmton interesat e vendit dhe banesat e tyre.
Ata kanë përsëritur thirrjet e tyre ndaj Kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj që të anullojnë projektin sepse në të kundërt ata deklaruan se rezistenca do të vijojë.
Për ti mbështetur ata është i pranishëm në protestë edhe kryedemokrati Lulizm Basha, bashkë me deputetët që janë për rreth 3 muaj në mbështetje të banorëve të unazës.
Basha tha se përgjegjësit janë Rama dhe klientët e tij.
Por vijoi ai, qeveria ka rënë. Basha i bëri thirrje shqiptarëve të ndalojnë hajdutërinë e qeverisë për të marrë çdo gjë me koncension. Ai iu referua edhe mbledhjes së Këshillit Bashkiaku ku Erjon Veliaj po jep me koncension sot parkimet e kryeqytetit.

Sipas kreut të opozitës, ‘prokuroria meriton grushtin e protestës, njësoj si Rama e Veliaj’.

‘Po asistojmë në një farsë totale.

Prokuroria duhet të çojë në burg politikanët e kapur në flagrancë, duke blerë e shitur vota.

Me aktin e sotëm ku ajo shqetësohet për nxjerrjen e sekretit nga Zëri i Amerikës, prokuroria meriton grushtin më të fuqishëm me 16 shkurt, njësoj si Edi Rama dhe Erion Veliaj’, tha Basha për gazetarët, ndërsa ishte duke folur me banorët e zonës së Astirit.


Vijon...

Modifikuar më E Enjte, 31 Janar 2019 17:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...