Skandal zbulohet se ku do ndërtohet kulla tjetër

E Enjte, 31 Janar 2019 18:21

Arkitekti dhe këshilltari i PD-së Besnik Aliaj në një postim në profilin e tij në Facebook ka shkruar se një kullë 21 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë do të ngrihet nga "Gener 2" te Arena Kombëtare.

Në këtë postim, ai ka shkruar ta gëzojmë dhe dhuratën e fundit një kullë më shumë, një fushë sporti më pak.

Postimi i plotë:

"TA GEZOJME DHURATEN E FUNDIT!  Nje kulle me shume, nje fushe sporti me pak!  Lemsh para portes tek Stadiumi Arena Kombetare! Dite te zeza per qytetin dhe banoret ne ate zone! Arkitekti italian i planit shkaterrues urbanistik me ne fund u ri-shperblye me nje kulle betoni “jeshil”! Bashkia … por edhe media … kane pse te jene te heshtura nga lumturia … Fushata po afron nderkohe! Interesat jane të lidhura me mire!"

Krahas këtij, postimi ai ka publikuar edhe disa foto të cilat tregojnë projektin për ndërtimin e kësaj kulle.

Gjithashtu Aliaj ka publikuar edhe dokumentin, ku dallohet qartë se leja për ndërtimin e kësaj kulle është firmosur nga ish-ministri Damian Gjiknuri.

Si dhe vendimi është dhënë më datë 20. 06. 2018. Mësohet se projektues është arkitekti italian Stefano Boerin dhe kompania e ndërtimit është Gener 2 e binzesmenit Bashkim Ulaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...