Thyen masën e arrestit, karabinierët e prangosin në mënyrën më të habitshme shqiptarin

E mërkurë, 06 February 2019 09:29

Një i ri shqiptar, i dënuar me masën e arrestit shtëpiak në Romë, është arrestuar në mënyrën më të habitshme të mundshme.

Policia e ka pikasur të riun teksa ai po priste një biletë në stacionin hekurudhor. Qëndrimi i tij i dyshimtë dhe maskimi me kapuç, ka bërë që një patrullë e policisë t’i shkojë pranë për t’i kërkuar dokumentat.

I riu me të pikasur rrezikun është larguar me vrap. Patrulla ka nisur ta ndjekë në këmbë të riun shqiptar, ndërsa një tjetër karabinier ka vendosur që t’i hypë një taksie aty pranë. Polici i ka thënë shoferit të taksisë që të ndjekë shqiptarin. Pak minuta më pas, i riu nënë arrest shtëpie është prangosur pikërisht nga polici që po e ndiqte me taksi.

Gjykata e Apelit e Bolonjës, e cila kishte konfirmuar masën e arrestit shtëpiak, ia ndryshoi atë duke e çuar prapa hekurave. Shqiptari ishte ndaluar nga policia për shitje të lëndëve narkotike.

Login to post comments