Pas shkarkimit të Stefan Çipës, Agim Ismaili emërohet drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Ismaili ka qenë drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Ai ka përvojë policore dhe ka punuar për disa vite edhe në Drejtorinë e Policisë Elektrike. Ismaili mori detyrën në krye të AKU-së në tetor të 2017, ku u prezantua nga vetë kryeministri Edi Rama.