Kursi i këmbimit, Leku “shemb” Sterlinën – Zhvlerësohet lehtë edhe monedha europiane

E mërkurë, 06 February 2019 10:14

Në tregun e këmbimit valutor vendas ditën e mërkurë leku ka fituar terren përballë monedha kryesore ndërkombëtare. Nga të dhënat e Credins Bank, një humbje të madhe e ka regjistruar paundi britanik, i cili është zhvlerësuar me plot 0.9 pikë kundrejt lekut. Sterlina këmbehet sot për 140.8 lekë në blerje dhe 141.5 lekë në shitje.

Ndërkohë valuta e eurozonës po ashtu i është kthyer humbjeve gjatë ditës së sotme, pasi është ulur me 0.3 lekë për njësi kundrejt lekut. Euro këmbehet të hënën në pikat e këmbimit valutor për 124 lekë në blerje dhe 124.7 lekë në shtije.

Dollari amerikan nga ana tjetër është rritur minimalisht me 0.1 pikë nga një ditë më parë, për t’u ngjitur në kuotën e 108.8 lekëve.

Sa i takon valutave të tjera, dollari australian ka pësuar edhe humbjen më të madhe gjatë ditës së sotme me plot 1.2 pikë nga dita e martë. Valuta blihet sot për 77.5 lekë dhe shitet për 78.5 lekë.

Të njëjtin trend rënës kanë ndjekur edhe dollari kanadez dhe franga zvicerane , të cilat janë zhvlerësuar respektivisht me 0.5 dhe 0.1 lekë për njësi kundrejt monedhës kombëtare, lekut gjatë ditës së mërkurë.

Login to post comments