Ne, rinia kemi një arsye më shumë për të protestuar më 16 Shkurt!

E mërkurë, 06 February 2019 10:31

Nga Klodian Marku

Kur unë mbarova studimet universitare, si çdo student i sapo diplomuar prisja nga momenti në moment me dëshirën e madhe, që të ushtroja profesionin tim të cilit i kisha kushtuar plot 9-vite të jetës time. Por e gjitha kjo dëshirë shumë shpejt u zbeh, sepse këtu nuk ka shtet që ti krijoj kushte, të lehtësojë e të ndihmojë një të ri të sapo dalë nga auditoret e universitetit.
E nisa fjalën me rastin tim konkret, për të arritur tek ata studentë të cilët janë sot në auditore dhe po presin të diplomohen, por që nuk e dinë se ku do të shkojnë nesër, ku do të punësohen, ku do kërkojnë të drejtat e tyre që ligji jua jep?!
Ju studentëve që do të diplomoheni sot, askush nuk di që t’ju japë një përgjigje për këto e të tjera si këto, sepse jetojmë në vendin ku nuk ka përgjegjës për padrejtësitë, që ju bëhen çdo ditë juve dhe gjithë shqiptarëve.
Unë personalisht kur isha student e kujtoj veten shumë herë pa para, por jo pa shpresë. Sot ne të gjithë jemi pa para e mbi të gjitha pa shpresë!
Mosha jonë sot është çelësi që hap çdo derë, ndaj ne duhet ta përdorim me efikasitet dhe në shërbim të shoqërisë dhe të ardhmes tonë këtë çelës magjik, që buron nga vitaliteti i vetë moshës që ne kemi.
Ne të rinjtë sot kemi në dorë një çelës shumë të rëndësishëm për familjen dhe njerëzit tanë dhe mbi të gjitha për gjithë shoqërinë shqiptare, sepse ky çelës është mosha dhe potenciali për t’ju treguar atyre të pashkolluarve, atyre të korruptuarve, atyre kriminelëve, që na drejtojnë se ne jemi ata të cilet ju zbrapsim, sepse na vodhët, poshtëruat, dhe mbi të gjitha na kriminalizuat rininë!
Ndokush mbase nuk e di se e ka këtë çelës, por ama secili prej nesh jemi vetë çelësi!
Ne sot kemi mundësinë të bëjmë ndryshimin që nuk pret dot për nesër.
Ai kryeministër do ta provojë se çfarë vlere ka mosha jonë, çfarë guximi, çfarë besimi, çfarë mundësish, që ne do t’i përdorim dhe nuk do t’i lëmë të na digjen.
Ne kemi gjithë jetën përpara për të jetuar, por kemi vetëm këtë çast për të bërë ndryshimin e madh, në radhë të parë për veten tonë, për familjen tonë, e në këtë mënyrë kemi bërë ndryshimin e madh edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ne jemi të vetëdijshëm se: Nuk ka sistem që nuk i ka frikë të rinjtë.
Prandaj ne duhet ta dëshmojmë këtë me guxim dhe krenari. Boll më me realitetin e sotëm që ne ti qajmë hallet në kafe, instagram e facebook, por duhet të bëhemi të gjithë grup e t’ja plasim në fytyrë hallet tona këtij kryeministri tallës e përçmues dhe dashakeq ndaj rinisë dhe popullit të vet.
Sot të rinjtë i shohim në call center, kazino, lloto (të cilat gjasme u mbyllen) dhe të dorëzuar përpara këtij sistemi, në pritje të një mundësie për të ikur, sepse e vetmja mundësi që kjo qeveri ofron është pamundësia për të jetuar këtu dhe detyrim për të marrë udhët e emigrimit!
Në këto kushte ne nuk kemi çfarë të humbasim duke ngritur zërin dhe protestuar, por ata që nuk reagojnë sot, nuk e kanë idenë se çfarë po humbasin vetë ato, ne dhe gjithë shoqëria së bashku me mos ngritjen e zërit të tyre dhe bashkimit me ne në protestën e madhe të 16 Shkurtit!
Prandaj është koha që secili prej nesh duhet të zgjohet dhe të kërkojë të drejtat e veta.
Sot secili prej nesh dhe të gjithë se bashku, duhet të kërkojmë të drejtat tona!
Ketu kemi vendin tonë, këtu kemi diplomën dhe djersën që kemi derdhur për marrjen e saj, këtu kemi familjen, rininë e fëmijërinë dhe të ardhmen tonë…

Çasti jonë është tani, që duke nisur nga sot të bashkohemi edhe më shumë për në protestën e madhe të 16 Shkurtit, që do të zhvillohet përpara kryeministrisë për të kërkuar të drejtat tona!
Ne i meritojmë këto të drejta, ndaj duhet të protestojmë për të mos na i marrë peng askush dhe aq më tepër kjo qeveri bastarde.

Login to post comments