Maqedonia në NATO, Meta: Vendimi i duhur në kohën e duhur!

E mërkurë, 06 February 2019 11:38

Në selinë e Aleancës në Bruksel po zhvillohet ceremonia e nënshtrimit të marrëveshjes së shteteve të NATO-s me Maqedoninë, duke i mundësuar shtetit ballkanik që të bëhet anëtari i 30-të i aleancës ushtarake.

Për këtë, ka reaguar edhe kreu i Shtetit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, e ka uruar këtë arritje.

Reagimi i Metës: 

Shqipëria dhe 28 aleatët nënshkruan sot protokollin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në #NATO!

Urime udhëheqësve politikë vizionarë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për këtë arritje të merituar, që nxit përparimin e mëtejshëm të vendit, rrit sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe forcon Aleancën e vlerave të përbashkëta Trans-Atlantike.

Vendimi i duhur në kohën e duhur!

Login to post comments