Nis marshimi i qytetarëve drejt Tiranës për të rrëzuar Edi Ramën

E Enjte, 21 February 2019 07:40

Opozita ka thirrur sot protestë para Kuvendit.Me dhjetëra qytetarë nga rrethet janë nisur prej orëve të para të mëngjesit drejt Tiranës me autobusë dhe mjete private.

Nga Shkodra, kryetari i PD-së, Xhevdet Amulli, tha se PD prej më shumë se dy vitesh i ka bërë apel PS me kryeministrin Rama në krye të ndërrojë kurs.

Amulli: Ka ardhur në pushtet me votat e vjedhura, po vjeç çdo ditë çdo gjë të këtij vendi. Protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e kësaj qeveri. Edhe sot do të marrin pjesë protestues nga e gjithë Shqipëria nga jugu në veri.Sot do të vërshojnë nga Shkodra mbi 5 persona me autobusa dhe mjete megjithëse autobusëve u është bërë presion duke u marrë patentat shoferëve, duke u bllokuar letrat dhe duke i gjobitur. Protestën popullore nuk mund ta ndalojnë me presione sepse kjo qeveri është në grahmat e fundit.

Ndërkohë një postobllok policie është vendosur në  kufirin mes Shkodrës dhe Lezhës.

Edhe nga Lezha me dhjetëra qytetarë janë nisur me autobusë dhe mjete.

Në Berat, rreth orës 07:30 është bërë nisja e autobusëve nga selia blu. Autobusë, furgonë, por dhe mjete të vogla personale janë nisur drejt Tiranës.

Nisja e protestuesve ka nisur dhe nga Fieri. Kreu i PD-së, Luan Baçi ,deklaroi se sot është një tjetër protestë e fuqishme që vjen pas një lëvizje të fortë që bën PD.

Baçi: Protesta më masive se ajo e 16 shkurtit. Protesta e mëparshme nuk ka pasur dhunë por ka qenë një revoltë e brendshme e qytetare. PD nuk ka dhunë, protesta do të jetë masive dhe shumë  e fuqishme.

Nga Gjirokastra raportohet se nuk kishte organzim si për protestën e 16 shkurtit.

Në Korçë nisja e protestuesve ka nisur prej orës 05:30 të mëngjesit. Janë nisur nga pika te ndryshme të qytetit. Protestuesit janë nisur drejt kryeqytetit me autobusa , furgonë dhe mjete private.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...