Mijëra protestues nisen nga Shkodra, Policia u merr patentat shoferëve të autobuzëve

E Enjte, 21 February 2019 09:24

Mijëra protestues po nisen nga Shkodra dhe Kukësi për në protestën kombëtare që do të mbahet sot në Tiranë përpara Kuvendit, por  ata po përballen me pengesa nga Policia e Shtetit, e cila ka shtuar kontrollet ndaj tyre për të vonuar pjesëmarrjen.

Një fakt tjetër që është denoncuar nga kreu i degës së PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli, është se Policia u ka marrë patentat shoferëve të autobuzëve që do të nisen nga Shkodrat dhe po ashtu u ka vënë gjoba.

"Situata sot është njësoj si ën datën 16 shkurt, madje mund të ketë lëvizje më shumë, pavarësisht se shumë prej autobuzëve dhe shoferave të automjeteve kanë pasur presione nga Policia dhe ju janë marrë patentat ose letrat e makinave dhe i kanë gjobitur, por nuk kanë arritur të na ndalojnë, të ndalojnë njerëzit për të shkuar dhe protestuar e kërkuar të drejtën e tyre në Tiranë. Kjo protestë synon rrëzimin e kësaj qeverie, sepse kjo qeveri nuk ka ardhur me votën e lirë, me votën e popullit, kështu që deri në rrëzimin e plotë të saj do të vazhdojnë." 

Modifikuar më E Enjte, 21 February 2019 09:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...