Meta dekoron 22 intelektualë të pushkatuar pa gjyq 68 vite më parë

Hënë, 25 February 2019 19:05

Në një ceremoni solemne, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerësoi sot me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile” dëshmitarët dhe kontribuesit e zbulimit, gjetjes dhe vënies së drejtësisë në vend për 22 intelektualët e pafajshëm, të pushkatuar pa gjyq 68 vite më parë, me akuzën e hedhjes së “bombës” në ish-Legatën Sovjetike.

Për humanizmin e treguar, në vlerësim të mbajtjes gjallë të shpresës e kurajës së pashtershme për të zbuluar e hedhur dritë mbi të vërtetën dhe si shembuj frymëzues fisnikërie u dekoruan: Kadri Hysa, Faslli Hysa dhe Gëzim Mullaj (pas vdekjes), si dhe zotërinjtë Aleksandër Dhima, Hysen Shehu dhe Osman Kaceli.

 

Në fjalën e Tij Presidenti Meta u shpreh:

“Nesër mbushen 68 vite që nga mesnata e errët, kur iu mor jeta padrejtësisht, pa gjyq, 22 qytetarëve shqiptarë të ndershëm, atdhetarë e intelektualë, nën akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë.

Atë ngjarje të dhimbshme, që jemi mbledhur të përkujtojmë sot, viktimat e saj dhe familjet, të cilat u bënë dëshmitarë pa dëshirën e tyre dhe ruajtën me besnikëri jo vetëm të vërtetën dhe sekretin, por ndihmuan në hedhjen dritë mbi errësirën më tepër se 40-vjeçare, na ftojnë e na detyrojnë të gjithëve të mos harrojmë.

Sonte kjo sallë, ju përket ju të gjithëve, u përket viktimave, familjarëve të tyre, por mbi të gjitha i përket popullit tonë, duke u shndërruar sadopak në një institucion ku harresa dhe amnezia historike nuk ka vend.

Brezat e rinj duhet ta njohin të vërtetën e së kaluarës së hidhur historike, që ajo të mos përsëritet më.

Të ekzekutuarit padrejtësisht dhe martirët e pafajshëm të kombit tonë kanë nevojë të zënë vendin e tyre të merituar në histori.

Gjithashtu dëshiroj të theksoj me forcë domosdoshmërinë që të gjitha viktimat e diktaturës komuniste duhet të gjenden, në mënyrë që shpirtrat e tyre të pushojnë në paqe duke u dhënë njëherë e mirë qetësi e ngushëllim familjarëve e pasardhësve të tyre, por edhe të gjithë shoqërisë.

Ashtu siç përkujtuam tragjeditë dhe padrejtësitë në ish-kampin e internimit të Tepelenës, ku disa prej jush që gjendeni në këtë sallë, kanë përjetuar kohë të tmerrshme, ashtu edhe sonte, përulemi me nderim dhe respekt e mirënjohje ndaj kujtimit të 22 viktimave të pafajshme, por edhe gjesteve fisnike, njerëzore të atyre qytetarëve të thjeshtë që ruajtën sekretin e vendit të ekzekutimit.

Përpjekjet stërmunduese dhe kërkimet e parreshtura, gjetja e eshtrave, ende të lidhura me tela me gjemba, rivarrosja me nderime në vendprehjen e përbashkët te ‘Dëshmorët e Kombit’, ndriçuan të vërtetën, nderuan kujtimin e viktimave, por edhe shërbyen për të njohur historinë dhe për të nderuar kujtimin e tyre të pashlyeshëm.

Më në fund, në saje të gjithë këtyre përpjekjeve mbinjerëzore, u kërkua dhe u arrit, gjatë viteve ’90-të, të merrej pafajësia e merituar për ata 22 qytetarë shqiptarë, të mirë e të denjë.

Të nderuar të pranishëm!

I mirëprita me shumë gatishmëri institucionale dhe njerëzore propozimet e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për të nderuar e vlerësuar këta shembuj të rrallë humanizmi, që i bëjnë nder gjithë popullit shqiptar, që na frymëzojnë ne, dhe veçanërisht brezat e rinj.

Të ndjerët Kadri e Faslli Hysaj, Gëzim Mullaj, zotërinjtë Aleksandër Dhima, Hysen Shehu dhe Osman Kaceli, me veprimet e tyre njerëzore, atdhetare, por mbi të gjitha të ndërgjegjshme e të përgjegjshme për barrën e rëndë të ruajtjes dhe zbulimit të së vërtetës historike, meritojnë mirënjohjen dhe respektin tonë më të madh.

Ata janë shndërruar në shembuj të gjallë e frymëzues të sakrificave njerëzore dhe të shpirtit humanist shqiptar, në gjurmët e së shtrenjtës sonë, Shenjtores Nënë Tereza dhe sa e sa atdhetarëve të ndritur të kombit tonë, duke na mësuar se urrejtja, përçarja, vëllavrasja dhe ndasitë nuk duhet të kenë më vend mes nesh.

Për më tepër që dekorimi i këtyre qytetarëve të denjë e shqiptarëve fisnikë për merita të veçanta civile, është një mirënjohjeje modeste ndaj altruzimit, atdhedashurisë, dhe përpjekjeve të tyre besnike ndaj së vërtetës dhe qëndresës stoike përballë së keqes dhe padrejtësisë.

Është koha për reflektim, drejtësi dhe pajtim!

I përjetshëm qoftë kujtimi i martirëve!”, - u shpreh Presidenti Meta.

 

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm deputetë dhe ish-deputetë, ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik e institucioneve shtetërore, Kryetarja e AIDSH-së Gentiana Sula, familjarë dhe pasardhës të viktimave, studiues dhe historianë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...