VOA: Harry Bajrarktari për Rambujenë dhe mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën

Hënë, 25 February 2019 19:41

Harry Bajraktari atdhetar dhe lobues me ndikim për çështjen e Kosovës shtyllë e fortë e urave të bashkëpunimit dhe miqësisë së përhershme me personalitete Shtetet e Bashkuara ruan mjaft kujtime nga konferenca e Rambujesë. Bajraktari është një biznesmen në Bronks të Nju Jorkut. Ai ka ardhur këtu dekada më parë nga Kosova dhe, si shumë shqiptaro-amerikanë të tjerë, e ka gjetur suksesin në biznesin e pronave të patundshme. Në vitet 70, kur zoti Bajraktari u vendos këtu, investimi ishte në kulmin e suksesit të tij. Ai dhe familja e tij ishin ndër ata që me punën dhe sakrificën dhe kushtet e favorshme që ofron amerika krijuan një nga sipërmarrjet më të suksesshme në SHBA. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Bajraktari na risjell në kujtesë momentet e vështira të marrëveshjes së Rambujesë, por edhe pikën nga ku nisi udha e Kosovës drejt lirisë.

Intervista te Zëri i Amerikës:

“Megjithëse populli jonë, njerëzit tonë nuk ishin fort të kënaqur se çfarë ju propozonte, por miqtë tanë amerikanë, sikur sekretarja Olbright, dhe personalitete të tjerë si Kris Hill, Eliot Engel, kur kemi shkuar dhe kemi marrë pjesë në Konferencë, na thanë se mendonin se serbët nuk kanë për ti nënshkruar këto, Millosheviçi dhe kjo na hap derën neve për të bombarduar Serbinë. Edhe ashtu ka ndodhur” tha Bajraktari.

Mes delegacionit shqiptar kishte dilema dhe hezitime, thotë zoti Bajraktari.

Në Rambuje, presidentin Rugova e shtynin dhe i bënin presion dhe ai qëndronte e thoshte se Pavarësia është e vetmja mënyrë për vendin tonë. Por, megjithëse i kanë bërë presion në fund ka arritur të nënshkruajë marrëveshjen. Ne një grup nga komiteti me kongresmen Eliot, Engel dhe Kongresmen Hill kemi qëndruar 3 ditë në Rambuje. Jemi takuar me ta dhe kemi lutur delegacionin e Kosovës për ta nënshkruar marrëveshjen. Mendonim dhe ishim të bindur se Serbia nuk do ta nënshkruajë, por pak kishim dilema për këtë punë. Në Rambuje kishte shumë shqiptarë, nga Evropa kishin ardhur 5-6 mijë shqiptarë bënin protesta. Një ditë ka qenë një demonstratë e madhe ku Kongresmeni Engel dhe Kelly folën në atë demonstratë”

Siç kujton z. Bajraktari, frika më e madhe ishte se nënshkrimi i Rambujesë mund ta linte Kosovën përfundimisht nën Serbinë.

“ Ishte shqetësim i madh dhe kur e shikon, kishim frikë se mos na lenë nën Serbinë. Edhe Marrëveshja sikur dukej, nuk ishte në favorin tonë, nuk kishte ç ‘bëhej me Pavarësinë, nuk kishte ç’ bëhej me shumë. Kishte një autonomi brenda Serbisë, ku thuhej se Serbia do të bëhet pjesë e BE-së, nuk keni për të patur probleme. Por ishte një autonomi minimale, nuk kishte Pavarësi. Fati jonë ishte se ata nuk e nënshkruan. “ tha Bajraktari.

Me refuzimin e Millosheviçit për të nënshkruar, NATO filloi shumë shpejt bombardimet kundër forcave serbe. Por edhe gjatë kësaj kohe, tregon zoti Bajraktari, shqiptarët shqetësoheshin se SHBA mund të ndërpriste bombardimet në favor të bisedimeve të tjera. Ai kujton një takim me Presidentin Bill Klinton në Shtëpinë e Bardhë.

“Në atë takim kemi qenë nja 12 veta nga komuniteti jonë dhe u bë gjatë bombardimit. Shkuam dhe biseduam me Presidentin për t’iu lutur për të mos e ndalur bombardimin dhe të vazhdohej me forcat tokësore. E lutëm se nëse do e ndalnin bombardimin, Millosheviçi nuk ka për të lëshuar pe. Millosheviçi duhej të hiqet nga Kosova. Atë ditë Klinton na tha se kishte nevojë për dy gjëra, që ne ti flisnim popullit amerikan se çfarë po ndodh në Kosovë dhe çfarë ka ndodhur për të bërë lobing për mua. Tha ne nuk do të ndalim bombardimet deri sa të heqim forcat e Serbisë nga Kosova. Edhe ashtu u veprua, por kishim frikë se po flitej shumë për të ndalur luftën dhe të uleshim e të bisedonim. Serbët kërkonin në atë kohë të uleshim të bisedonim për konferencën e Rambujesë dhe amerikanët, deshi zoti, thanë që Rambujeja është e kryer njëherë. “ tha Bajraktari.

Zoti Bajraktari, tha se ndërhyrja amerikane kundër Millosheviçit ka qenë një ngjarje fatlume për shqiptarët e Kosovës.

“Popullit tonë i ka ndodhur një mrekulli, për ti ardhur Amerika e të luftojë për 2 milionë kosovarëve. Është një mrekulli, si e shikojmë në Siri e vende të tjera, po vdesin njerëz e askush s’po bën asgjë. Është një dhimbje e madhe se kemi humbur 15 mijë njerëz, dhunuar 20 mijë gra e vajza, por është një fat i madh ë gjendemi këtu. “tha Bajraktari.

Harry Bajraktari i cili është një vizitor i shpeshtë i vendlindjes së tij, thotë se me gjithë kritikat, përparimi i Kosovës që nga mbarimi i luftës ka qenë i shpejtë.

“Kur e shikon Kosovën sot, 20 vite ka patur djegie, vrasje, luftë, dhe kur e shikon sot, Kosova ka ecur më shpejt se shumë shtete në botë. Në Bosnjë ende ka probleme me  shtëpitë. Në Kosovë ti nuk mundesh me dit që ka patur luftë” u shpreh zoti Bajraktari.

 

Modifikuar më Hënë, 25 February 2019 20:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...