Presidenti i Republikës Ilir Meta është duke zhvilluar një vizitë në SHBA, ku nuk ka harruar pa takuar edhe veprimtarin më të madh të çështjesh shqiptare atje Harry Bajraktarin.
Përmes një postimi në ‘facebook’, Meta ka publikuar një foto ku shfaqet përkrah Harry Bajraktarit, njëri prej veprimtarëve që e ka mbrojtur me zell të madh çështjen e vendit tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Postimi i plotë:
Nuk mund të mos takohesha në New York, me veprimtarin e palodhur të çështjes shqiptare, Harry Bajraktari.🇦🇱