Vitin e ardhshëm do të bëhet një regjistrim i ri i popullsisë dhe banesave në Shqipëri, pas atij të bërë në 2011.
Drejtoresha e INSTAT, Delina Ibrahimaj, shpjegon për SCAN se çfarë risish do të sjellë Censi 2020, duke argumentuar se është një detyrim që të bëhet sipas rregullave dhe kërkesave të Bashkimit Europian.
Sipas bazës ligjore të propozuar nga Këshilli i Ministrave qytetarët që refuzojnë të japin informacionin e kërkuar do të gjobiten deri në 100 mijë lekë.
Në cens do të regjistrohen ekonomitë familjare, individët, migracioni, banesat, arsimimi, punësimi, pakicat kombëtare, dhe numri i të huajve në vendin tonë.
Drafti po diskutohet në Komisionet Parlamentare dhe pritet që së shpejti të miratohet në seancë.