Buxheti, 25 milionë dollarë gropë vetëm në janar

Diel, 03 Mars 2019 11:55

Bilanci i buxhetit të shtetit në Janar u mbyll me 25 milionë dollarë më pak se plani duke shënuar një nga rëniet më të forta brenda një muaji.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në muajin e parë të vitit, të ardhurat totale të buxhetit të konsoliduar të shtetit, ku përfshihen të ardhurat e qeverisë qendrore, të pushtetit vendor dhe të institucioneve të tjera publike, ngecën në 345 milionë dollarë nga 370 milionë dollarë që ishin programuar.

Ky është një nga rezultatet më të dobëta në mbledhjen e të ardhurave krahasuar më planin. Por kriza e buxhetit është edhe më e thellë se kaq, pasi të ardhurat kanë rënë krahasuar edhe më një vit më parë.

Sipas statistikave të detajuara nga Ministria e Financave, krahasuar me janarin e 2018-ës të ardhurat e mbledhura në buxhet kanë rënë me 10 milionë dollarë, çka përbën një tjetër rekord negativ.

Statistikat e detajuara, tregojnë se të gjithë zërat e të ardhurave janë me rënie, ku rezultatet më të dobëta i ka shënuar akciza, taksat nacionale dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.

Dështimi me TVSH

Në prill të vitit të kaluar, përmes një mase të shumëkundërshtuar, qeveria detyroi edhe biznesin e vogël që të paguajë Tatim mbi Vlerën e Shtuar. Më parë, TVSH-në e paguanin vetëm bizneset me xhiro më të lartë se 5 milionë lekë në vit, por që nga prilli ky kufi ka zbritur në 2 milionë lekë.

Ulja e pragut të xhiros futi për herë të parë në skemën e TVSH-së mbi 11 mijë biznese të vogla mbijetese, kryesisht sipërmarrje familjare. Por edhe pse numri i bizneseve që paguajnë TVSH është rritur me 11 mijë, të ardhurat nga kjo taksë kanë rënë duke vërtetuar paralajmërimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, që e këshilloi qeverinë të mos e ul pragun e TVSH-së, pasi kjo do dëmtonte buxhetin.

Sipas tabelave të publikuara nga Ministria e Financave në Janar të këtij vitit, tatimet dhe doganat mblodhën 10.9 miliardë lekë të ardhura nga TVSH ose 1.8 për qind më pak se janari i 2018-ës.

Futja në skemën e TVSH-së ka vënë në vështirësi shumë biznese të vogla duke çuar në mbyllje masive. Sipas të dhënave zyrtare vetëm në janar mbyllën aktivitetin duke kaluar në status pasiv mbi 2 mijë biznese të vogla, që do të thotë më shumë të papunë dhe më pak të ardhura për buxhetin e shtetit.

Përgatiti: SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...