Dhuna ndaj gjyqtarit/ Përjashtohet Kamza. Masë ekstreme për presidentin Naim Qarri

E mërkurë, 06 Mars 2019 15:25

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit u mblodh sot për të shqyrtuar rastet e shkeljes së rregullores në kampionatin tonë, shkruan Syri.net.

Për dhunën ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti, Disiplina ka përjashtuar skuadrën e Kamzës nga kampionati. Presidenti i saj, Naim Qarri, pezullohet me 36 muaj. Klubi kamzali gjobitet me 1 milion lekë.