Shtrenjtohet përsëri nafta në Kosovë, por mbetet 30% më e lirë se në Shqipëri

E mërkurë, 06 Mars 2019 16:02

Është ngritur përsëri çmimi i derivateve të naftës në Kosovë. Aktualisht ky çmim është mjaft i lartë për standardin kosovar. Çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë ka pasur ndryshime të shumta muajve të fundit. Çmimi më i lartë kishte shkuar në 1.23, respektivisht në 1.24 cent për një litër. Kurse, javë më parë ky çmim kishte rënë në 1.10 dhe 1.11 cent.

Në Shqipëri, nafta është akoma më e shtrenjtë, duke u luharur në 170-174 lekë, ose 1.4-1.5 euro, ose rreth 30% më e shtrenjtë se në Kosovë.

Kryetari Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka treguar se aktualisht çmimi i derivateve është 1 euro 13 cent dhe 1 euro e 14 cent.

“Çmimi për një litër naftë aktualisht është duke u shkuar me 1.13 cent. Kurse, një litër benzinë ka shkuar në 1.14 cent”.

Berjani ka theksuar se përpos këtij çmimi i cili është tani, rritje të çmimit pritet të ketë përsëri.Ai ka thënë se çmimet janë në rritje me shumicë të importit dhe pritet të ketë edhe rritje me pakicë.

“Por qytetarët janë duke u shërbyer me çmimet më të lira të derivateve në rajon përveç Maqedonisë që ka akcizën më të ulët”, ka thënë Berjani.

I njëjti ka treguar gjithashtu se ajo çfarë ka ndikuar këtë herë në ngritjen e çmimeve është pikërisht fakti se organizata prodhuese ‘Opec’ ka prodhim më të ulët.

“Sa i përket çmimit të derivateve, atë e përcakton Berza dhe organizata prodhuese OPEC. Në organizatën prodhuese Opec ka prodhim më të ulët kjo ka ndikuar që çmimet të jenë në rritje dhe në tregjet ndërkombëtare dhe ka reflektim edhe tek në Kosovë”, shtoi Berjani.

Në Kosovë ka kohë që qytetarët ankohen për çmimet e larta të derivateve ngase ato janë të larta, krahasuar me bazën ekonomike në vend.

Në bazë të disa statistikave, qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar për 7 muaj të vitit të kaluar mbi 413 milionë litra derivate. Nëse llogaritet një litër derivate me 1.20 cent, sa ka qenë çmimi gjatë vitit 2018, rezulton që kanë shpenzuar mbi 500 milionë euro.

Prej 1 qershorit 2018 deri me 24 dhjetor 2018, qytetarët e Kosovës kanë konsumuar: Naftë – 364,580,640.18 milionë litra dhe benzinë 48,925,825.94 milionë litra.

Nafta apo ari i zi, është ndër produktet më të kërkuara dhe më fitimprurëse edhe në Kosovë.

Pasi që Kosova nuk ka rafineri të vetën, operatorët ekonomikë brenda një viti importojnë rreth 700 milionë litra të këtyre derivateve. Derivatet në Kosovë kryesisht importohen nga Serbia, Greqia dhe Bullgaria. /Fatos Shala për Monitor.al/.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...