Rreth 60 mijë shqiptarë morën nënshtetësi të vendeve të BE-së në 2017-n

E mërkurë, 06 Mars 2019 16:23

Në vitin 2017 morën nënshtetësi në vendet e BE-së 58 900 persona, sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat. 97% e tyre kanë marrë nënshtetësi italiane, ose greke. Në raport me një vit më parë, kur ishin rreth 67.5 mijë persona, duke arritur nivelin rekord, numri i tyre ka rënë me rreth 13%.

Shqiptarët renditen të dytët përsa i përket marrjes së nënshtetësisë, pas marokenëve, që ishin grupi më i madh me 67 900 persona që morën nënshtetësi, nga të cilët 83% në Itali, Spanjë, ose Francë.

Në total, thotë Eurostat, në vitin 2017 rreth 825 000 persona morën nënshtetësi në një shtet anëtar të Bashkimit Europian, në rënie nga 995 000 në 2016 dhe 841 000 në 2015.

Nga numri i përgjithshëm i personave që kanë shtetësinë e një prej Shteteve Anëtare të BE-së në vitin 2017, 17% ishin ish-shtetas të një shteti tjetër anëtar të BE-së, ndërsa shumica ishin qytetarë jo-shtetas të BE-së ose persona pa shtetësi.

Pas Shqipërisë dhe Marokut në vend të tretë ishte India (31,600, mbi 53% e fituar shtetësinë britanike), Turqia (29,900, mbi 50% fituan shtetësinë gjermane), Rumania (25,000, 32% fituan shtetësinë italiane), Pakistani 100, 45% fituan shtetësinë e Mbretërisë së Bashkuar), Poloni (22,000, 63% kanë fituar shtetësinë e Mbretërisë së Bashkuar ose Gjermani) dhe Brazili (21,600, 74% kanë fituar nënshtetësinë e Italisë ose Portugalisë).

Marokenët, shqiptarët, indianët, turqit, rumunët, pakistanezët, polakët dhe brazilianët përbënin së bashku (34%) të numrit total të personave që morën shtetësi të një vendi të BE-së në 2017. Rumunët (25 000 persona), polakët (22 000) dhe britanikët (15 000) ishin tre grupet më të mëdha të qytetarëve të BE-së që morën shtetësi të një shteti tjetër të BE-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...