Familjarët e Olsi Qalliaj, njërit prej të arrestuarve të vrasjes së shtetasit Jurgen Kurti pak ditë më parë në Tiranë tregojnë se 22-vjeçari është i pafajshëm.
Mamaja e tij thotë se çdo gjë e dalë në media është e pavërtetë .
"Olsi nuk kishte punë. Ai merret me shitje makinash, i punësuar diku tjetër e ndërkohë kohet e fundit ishte i papunë. Nuk ka makinë.Nuk ka biznese. Nuk ka asgjë. Po të kishte lekë do kishte përfunduar shtëpinë e lënë përgjysmë. Nuk e besoj që djali im ta ketë bërë këtë gjë. Ato që kanë dalë në media janë një skandal. Por e vërteta do dalë shumë shpejt në shesh“ ka thënë ndër të tjera mamaja e 22-vjeçarit Edlira Qalliaj.
Familjarët tregojnë gjithashtu se kanë vetëm një dyqan të vogël me të cilin ushqehen pasi të gjithë pjestarët e familjes janë të papunë e ndërsa shton se në shtëpinë e tyre nuk është gjetur asnjë armë.
Ndërkohë një fqinj që njeh familjen Gëzim Qalliaj tregon se ishte një djalë shumë i mirë dhe nuk e besojnë që mund të jetë përfshirë në një ngjarje të tillë por dyshojnë se mund të jetë viktimë.
Osli Qalliaj jetonte në Rërës të Patosit bashkë me dy gjyshërit dhe mamanë.