Pesë grabitje të mëdha! 2 herë u thye aeroporti, 3 herë bankat e nivelit të dytë

Tuesday, 09 Prill 2019 22:10

Vjedhja me armë e autoblindave që transportojnë paratë e bankave të nivelit të dytë vjen vetëm dy javë nga kërkesa e prokurorisë për dënimin e një tjetër grupi të cilët realizuan disa grabitje të bankave.

Ngjarja e kësaj të marte është e ngjashme me atë të datës 30 qershor 2016. Në atë kohë tre persona të armatosur kanë hyrë brenda pistës së avionëve në Rinas rreth mesditës dhe kanë realizuar vjedhjen e parave në mjetin që transportonte vlerat monetare në drejtim të bordit të një avioni. Personat përdorën një automjet tip Benz me të cilin hynë në pistën e avionëve pasi sharruan rrethimin metalik të aeroportit. Tre autorët morën rreth 1 milion euro dhe më pas u larguan në drejtim të Fushë Krujës.

Më datë 12.02.2015 është vjedhur dega e një tjetër banke të nivelit të dytë të ndodhur, pranë Stacionit të Trenit ku sasia e parave të vjedhura ishte në masën 900 000 Franga Zvicerane, 800 000 Paund Britanik dhe 16.100 Euro, e paketuar në katër qese. Në atë kohë, agresorët janë ndjekur nga policia deri në zonën e shinave të trenit në Babrru dhe më pas humbi gjurmët e tyre.

Më datë 03.12.2015 ndodhi vjedhja e parave të një tjetër Banke në sasinë prej 1.800.000 Paund Britanik, 800.000 Dollarë Amerikanë, 200.000 Dollarë Kanadezë dhe 200.000 Dollarë Australianë. Kjo grabitje ndodhi në kohën kur paratë transportoheshin me mjete të blinduara në drejtim të Rinasit, poshtë Qafë Kasharit, Tiranë nga persona të armatosur.

Rasti tjetër ka ndodhur më datë 09.02.2017 kur janë vjedhur sërish paratë e nje tjetër Banke në sasinë e 2.400.000 (dymilion e katërqind mijë) Euro, 200.000 Dollarë Amerikanë, 260.000 Paund Britanik, 85.000 Franga Zviceranë, 30 000 Dollarë Australianë dhe 30.000 Dollarë Kanadezë, e paketuar në tetë thasë. Vjedhja ka ndodhur kur paratë po transportoheshin gjatë rrugës për në Rinas në vendin pranë fshatit Domje, Tiranë nga persona të armatosur.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...