Mes dhimbjes dhe lotëve i është dhënë lamtumira e fundit bashkëshortëve Petrit e Dava Ndoj, të cilët humbën jetën si pasojë e flakëve që përfshinë banesën e tyre mëngjesin e të hënës.
Ne ceremoninë e lamtumirës të pranishëm ishin dhe katër fëmijët e tyre të mitur, për fatin e të cilëve askush nuk di të tregojë, pasi tashme kane mbetur vetëm me gjyshërit e moshuar dhe të sëmurë.