“Na i bënë si Preng Calit”, flasin prindërit e të akuzuarit për grabitjen në Rinas

Tuesday, 23 Prill 2019 22:23

Në shtëpinë e Oltian Veselit në Krujë janë vetëm dy prindërit.

Babai i të dyshuarit për grabitje te parave në Rinas tregon kur policia i mori tre djemtë dhe për çfarë ishte i biri në Jemen.

Kjo është shtëpia e Oltian Veselit, njëri prej katër të arrestuarve për grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit.

Në lagjen “Berbere” të Krujës, aty jetojnë prindërit 38-vjeçarit.

Hasan Veseli nuk është i bindur për atë çfarë e akuzojnë djalin e tij. Tregon se kur policia hyri në banesë tre djemtë ishin në gjumë, dhe që të tre u shoqëruan por Oltianin nuk e kthyen më.

Hasan Veseli: “Mua nuk më shqetëson fakti se erdhën e bënë kontroll pavarësisht se e bënë sikur ia bënë Preng Calit dikur. Mua më shqetëson shumë media”.

Bashkëpronar në picerinë Kupa në Fushë- Krujë, babai i të dyshuarit si grabitës i parave në Rinas, thotë se Oltian Veseli nuk ka qenë asnjëherë pjesëtar i forcave paqeruajtëse dhe as i arrestuar më parë.

Hasan Veseli: “E vërteta është se nuk ka qenë. Djali ka qenë atje në shkollë për master. I kanë kaq në xhiro me 3-4 shokë të vet atje në atë vend në Jemen dhe në krye të 3-4 ditëve ai ka marrë pafajësinë atje. Dokumentet i kanë futur bashkë me të tjerat dhe në krye të 7 muajve na kanë thënë me i bërë ekstradim. Këtë punë e di Policia e Krujës dhe ajo e Shtetit”.

Të arrestuarit e tjerë janë Alkond Bengasi 34 vjeç, Renaldo Sula, 25 vjeç Saimir Çela, 28 vjeç, të tre banues në Elbasan. Dy nga të arrestuarit kishin në pronësi servisin që gjendet në rreth-rrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, atje ku dyshohet se u modifikua dhe makina me logon “Hetimi Tatimor”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...