“Shkrimtarja e “50 Hijet e Greit” krijon perceptim negativ për shqiptarët”

Tuesday, 23 Prill 2019 22:30

Autorja e sagës erotike, “50 Hijet e Greit”, Erika Leonard James, është përballur më kritika për mënyrën se si i përshkruan shqiptarët në librin e saj të ri.

Ambasadori shqiptar në Londër, Qirjako Qirko, reagoi gjatë fundjavës për shtypin britanik, duke thënë se libri i ri i autores, “The Mister”, i portretizon bashkatdhetarët e tij si primitivë dhe kriminelë, duke krijuar perceptime negative.

Në një prononcim për A2 CNN, z. Qirko tregon arsyet që e shtynë të ngrinte zërin lidhur më rastin, konsideruar edhe faktin se në Britaninë e Madhe perceptime të tilla janë gjithnjë e më të theksuara.

“Përshkrime të tilla, pavarësisht se përbëjnë paragrafë në librin e shkrimtares, krijojnë perceptime negative për Shqipërinë, shqiptarët, për meshkujt shqiptarë në veçanti. Dhe është detyra ime si ambasador që të reagoj në mënyrën e duhur nëpërmjet mediave”, tha ai.

Polemikat kanë të bëjnë më personazhin e një pastrueseje shqiptare të quajtur Alesia Demaçi, viktimë e bandave dhe trafikimit për qëllime seksuale. Ndërsa nis një lidhje me një aristokrat anglez, ajo mrekullohet ndaj atyre që i quan telefona të zgjuar, dhe kartat magjike që i dashuri përdor për tërheqjen e parave. Mediat britanike flasin për një përplasje diplomatike, por për ambasadorin këto janë konstatime të ekzagjeruara.

“Nuk është reagim i ashpër, është një reagim krejt normal të cilin e bën çdo diplomat, çdo ambasador kur flitet për vendin e tij”, u shpreh Qirko.

Raportet për rritje të kriminalitetit dhe aktivitetit të bandave shqiptare në Britaninë e Madhe, ambasadori i cilëson si jorealiste.

“Në Britaninë e Madhe jetojnë sot mbi 120 mijë shqiptarë dhe numri i personave të angazhuar në veprimtari të jashtëligjshme është tepër i kufizuar”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...