Gerald Knaus, themelues dhe drejtues i esi.eu (Iniciativa e Stabilitetit Europian) ka “fshikulluar” keq Federika Mogerinin dhe aktivitetin e saj politik në Ballkan, si përfaqësuese e lartë e BE për politikën e jashtme.
Knaus shkruan në një postim në rrjetet sociale se “Mogerini mendonte se mund të vepronte e vetme në rajon”, ndërkohë që i kujtoi asaj se “asnjë Përfaqësues i Lartë nuk mund të arrijë asgjë ndaj kundërshtimit të pothuajse të gjitha shteteve anëtare”.
Knaus thekson se Shërbimi Europian i Veprimit të Jashtëm, EE EEAS, që drejtohej nga Mogerini, “u hipnotizua nga Presidenti serb Vuçiç”, duke e cilësuar këtë si një gabim të madh.
Ja reagimi i plotë i Gerlad Knaus
“Mogherini mendonte se mund të vepronte e vetme këtu. Por asnjë Përfaqësues i Lartë nuk mund të arrijë asgjë kundër kundërshtimit të pothuajse të gjitha shteteve anëtare. Pra @eu_eeas u bë i parëndësishëm; hipnotizuar nga vucic. Ishte një gabim i madh, i keq për Komisionin e BE-së, por nuk është thelbësor për historinë”