Shifrat alarmante/84% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi

Premte, 26 Prill 2019 18:55

Një studim i vitit 2019 tregon se rreth 84% e shqiparëve duan të largohen nga vendi. Kjo shifër shënon 5% rritje të këtij qëndrimi, krahasuar me një vit më parë ndërkohë shkaqet kryesore për këtë fenomen janë mosbesimi te politika, drejtësia e korruptuar dhe shërbimi shëndetësor i dobët.

Numri i shqiptarëve që duan të largohen nga vendi mbetet në trend rritës. Duke iu referuar sondazheve të kryera mes të rinjve, studiuesi Denis Mema thotë se 84% e të pyeturve synojnë një vend të BE nga 79% që ishte një vit më parë.

Trendi ka ndryshuar edhe sa i përket gjinive. Kësaj here janë gratë dhe vajzat ato që duan më tepër të largohen.

Denis Mema: “Mosha që kryeson këtë studim është nga 25-35 vjeç me 36.83% dhe ndiqet nga mosha 18-25 vjeç. Zonat urbane kanë përfaqësim më të madh me 65.1% dhe 34.9% i përkasin zonave rurale”

Shqetësues mbetet fakti se rreth 90% e personave që janë deportuar më parë nga vendet e huaja, dëshirojnë sërish të ikin nga Shqipëria.

Shkaqet lidhen me situatën politike, drejtësinë, shëndetësinë dhe punësimin ku më shumë se gjysma e të anketuarëve e vlerësojnë negativisht secilën nga këto fusha.

Sipas sociologëve, kjo dëshirë e largimit të vendasve sjell rrezikun që Shqipëria të mbetet pa shqiptarë.

Zyhdi Dervishi: Në një të ardhme jo shumë të largët, Shqipëria do të shpopullohet nga shqiptarët. Duke qenë vend shumë i mirë, shumë i pasur, me një klimë të mrekullueshme, ky vend do të popullohet nga të tjerët.

Raportet krahasuese në botë, vlerësuan vitin e kaluar se Shqipëria ka normën më e lartë në botë për dëshirën e të rinjve për t’u larguar, me diferencë të theksuar nga të gjitha vendet e tjera, përfshirë ato në konflikte të armatosura. Ndër vendet e rajonit, shifra e dytë më e madhe vihet re në Bosnje-Hercegovinë, me 62 për qind, e më pas Maqedonia me 51 për qind, ndërkohë që për Serbinë dhe Malin e Zi, pjesa e të rinjve që duan të largohen është më e ulët se 50 për qind./ora

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...