Arroganca e karriges

Premte, 26 Prill 2019 21:20

Nga Anila Hoxha

Çdo prokuror i përgjithshëm ka momentet e tij te vështira jo vetëm për shkak te ngjarjeve e forta por edhe për shkak “te pickimeve”, qe shume aktore mund t’i bëjnë shpesh. Tek e fundit, nuk përjashtohet edhe media. Pa ikur shume larg në kohe, sjell në kujtesë 3 prokurorët e përgjithshëm të fundit.

Theodhori Sollaku, në atë kohë prokuror i përgjithshëm i preva rrugën në përfundim të një aktiviteti, për të marrë një përgjigje prej tij, pasi mbetej e dyshimtë mënyra si ishte blerë një automjet. Nuk u soll me arrogance dhe as dirigjoi truprojat që të më hidhnin tej. Qëndroi dhe u përgjigj shkurt.

Ina Rama , pothuajse e “merrnim peng” çdo kund ku zonja e atëhershme e akuzës kalonte, për çështje si: Gërdeci, 21 Janari, përplasjet e forta prokurori -polici. Por asnjëherë Ina Rama nuk e mori personale me asnjërin nga gazetarët. Ndalonte. Kurrë nuk e zbuloi sekretin , na dëgjonte secilin e mandej përgjigjej ” edhe për këtë po hetojmë”.

Në vazhdim, Adriatik Llalla, për shkak të pyetjeve të shpeshta na shpiku frazën historike ” në vjeshte do këtë arrestime të bujshme”. I nxehur shpesh për sekretin hetimor, u mundua ti bëjë zap gazetarët përmes forcimit të zyrës së shtypit që u njësua me trendin “lajme WhatsApp”. As ai nuk shtyu mikrofone dhe as gazetarë.

Arta Marku, prokurore e përgjithshme e përkohshme, ka një vit e gjysmë në krye të akuzës. Pyetja e gazetareve sot ishte “a do kandidoni për prokurore te përgjithshme?”. Nuk është sekret hetimor. Por edhe sikur të jetë ende sekret personal për zonjën Marku, njëshi aktual i akuzës duhet të informohet për diçka të rëndësishme. Zonje, në çastin që ke pranuar të marrësh atë detyrë , duhet të ishe përgatitur për momente të tilla, me pyetje , me pyetje e me pyetje, e me vënie në dyshim, me kritika. Asgjë personale, nëse nuk e dini zonja Marku. Ndryshe , pyetjet që bën një gazetar , asnjëri nuk t’i bën për kuriozitet personal , por për shkak të interesit te publikut.

Detyrat e numrit një të akuzës nuk janë vetëm “qokat” sikurse çelja e garës për Oficerë të policisë gjyqësore. Nuk është vetëm të bësh show me ca analiza ku citon se prokuroria ishte bere si supermarket. Por kaq. Skemi dëgjuar pas kësaj se çfarë mase u mor për “shitësit’, apo pse nuk u njoftua KLP mbi prokuroret konkretë që siç i etiketoi shefja “mbajnë dosje në sirtarë për arsye personale”

Ne nuk e kemi parë ende prokuroren e përgjithshme të promovojë pavarësinë e tyre në këtë . Sepse dyshoj fort se çfarë përgjigje mund ti jepet pyetjes: a janë të pavarur prokuroret sot?

Sa transparente është prokuroria sot, kur ligji garanton prokurorin e medias si “urën” mes dy palëve? Sërish përgjigjja është pesimiste.

Përse prokurorja e përgjithshme kërkon ta kontrollojë informacionin e për rrjedhim edhe hetimin, kur prokurorët ende vazhdojnë me avazin e vjetër. Njoftojnë qendrën për arrestimet dhe mbylljen e dosjeve dhe qendra bën “transparencë ” përmes grupit të whatsapp është shkelje ligji, këtë gjë duhet ta beje prokurori i medias qe duhet te jete i atashuar pranë çdo prokurorie. Me heshtjen, nuk ndodh gjë tjetër pranojmë rritjen e arrogancës që nisi me shtrëngim nofullash para gazetareve dhe po kulmon me shtyrjen e tyre. Nuk e kemi parë ende prokurorin e përgjithshëm të përçojë mesazhe se si po luftohet krimi i organizuar apo ti jepte shoqërisë mesazhe.

Ndoshta zonja prokurore e përgjithshme e përkohshme ( të me falni por nuk është bërë ende e përhershme) , nuk ka asnjë arsye dhe motiv përse të raportojë para medias për gjendjen e kriminalitetit. Ndoshta sipas kompetencave që i jep ligji do të raportojë së shpejti në Kuvend . Ndërkohë le të flasim për sëmundjen më të zakonshme të karriges “ARROGANCEN”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...