Të krishterët ortodoksë të mbledhur nga e gjithë bota marrin pjesë në qytetin e vjetër të Jeruzalemit në procesionin e “Rrugës së Kryqit Via Dolorosa”, me rastin e të premtes së shenjtë, dita kur përkujtohet kryqëzimi dhe vdekja e Jezu Krishtit, sipas traditës.
Mijëra pelegrinë, shumë prej të cilëve mbanin kryqe prej druri, vizituan 14 pikat e rrugës së kryqit, që sipas traditës, janë zonat nga ku kaloi Krishti para kryqëzimit.
Policia izraelite ishte e pranishme gjatë gjithë rrugës që u përshkrua nga pelegrinët.