Policia ka arrestuar dy persona që shpërndanin drogë në lokale.
Ndërsa një tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Uniformat blu sekuestruan armë, drogë dhe një sasi lekësh në Çorovodë.
Dy të arrestuarit shpërdanin lënë narkotike në doza të vogla në zonën e Çorovodës.
"Gjatë kontrollit fizik shtetasit me iniciale P.K., 46-vjeç, iu gjetën 11 doza kokainë, 520 euro, 57.400 lekë dhe 4 aparate celular.
Ndërsa 37-vjeçarit me iniciale E.H., po ashtu banues në Çorovodë gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri Pistoletë me 6 fishekë dhe 1 dozë Kokainë, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një sasi farash cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe 27 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva. 37-vjeçari rezulton i dënuar më parë"-raporton policia.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 44-vjeçarin me iniciale L.S, 44 vjeç, për veprën penale "Moskallëzim krimi".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Mbajtja e armëve dhe municioneve pa leje", "Mbajtja e armëve të gjahut pa leje".